Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ Janaq Koleta, i cili akuzohet se vra bashkëfshatarin e tij në Labovë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 20:00.
Mësohet se 67-vjeçari akuzohet se pas një sherri për kullotën, goditi me mjete të forta 60-vjeçarin Andrea Xhavarra.
Pas ngjarjes së rëndë gruaja e autorit, kryetare e fshatit, është përpjekur që të fshehë krimin.
Koleta njihej nga banorët e zonës si njeri problematik, pasi kishte pasur zënka të tjera.