Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij Dhurata Saliajn. Ata akuzohen si bashkëpuntorë në vrasjen e Kudret Saliaj, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Tiranë.Gjatë seancës përpara togave të zeza Dhurata Saliaj është shprehur që nuk e dinte që babai do të kryente vrasjen dhe kërkoi mëshirën e gjykatës.
Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij Dhurata Saliaj. Kamerat e sigurisë treguan se ka qenë Dhurata ajo që i ka dhënë armën babait pak minuta para krimit. Ata akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese.
Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ndodhi më 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Kudret Saliaj u vra nga ish- vjehrri i tij, Mexhit Picari. Nga të shtënat mbeti i plagosur dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama, ndërsa çifti ishte në proces divorci.