Detaje të reja dalin në dritë nga vrāsja e dy vëllezërve mbrëmë në një fshat të Krujës.
Krími i dyfishtë ndodhi në fshatin Gramëz. Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se dy vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, u qëlluan për vdekje me ārmë zjarri nga Roland Pula, 32 vjeç, nga Kruja.
Víktimat dhe autori janë përplasur disa herë ndër vite me njëri-tjetrin, janë rrahur e plāgosur mes tyre disa herë.
Burimet thonë se edhe mbrëmjen e djeshme mendohet të ketë pasur një zënkë mes tyre, teksa dy vëllezërit kanë qenë në kafe dhe janë kapur me fjalë me vëllain e autorit.
Kaq ka mjaftuar që mes tyre të nisë një debat i ashpër, që përfundoi në ngjarjen tragjike.
Kujtojmë se autori i dyshuar për vrāsjet, Roland Pula, njihet si person problematik, ndërsa është akuzuar për disa vepra penale si; vjedhje, grābitje, trafík narkotikësh.