Ditët e fundit në Tiranë ka qënë të shumta ankesat e qytetarëve të publikuara në media për mungesë vaksinash.
Në panik për kryerjen e dozës së dytë, qytetarët janë dyndur në pikën e vaksinimit masiv në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ku kanë pritur për në radhë për orë të tëra nën frikën se po kalon afati për dozën e dytë.
Por pikërisht këtë rast e shpjeguar këtë të mërkurë Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino.
Bino tha se ozat e vaksinës kineze nuk kanë mbaruar, por janë të pamjaftueshme për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë tashmë dozën e parë.
Minimalja për ta marrë dozën e dytë të vaksinës kineze është një muaj, nuk duhet marrë më pare. Shtyrja nuk është problem. Sipas disa studimeve, është vënë re që shtyrja e vaksinimit nuk përbën problem, por rrit edhe antitrupat. Ne synojmë t’i vaksinojmë qytetarët plotësisht, por strategjia është të vaksinojmë sa më shumë me dozat e para.- tha ndër të tjera Bino