Vodafone Albania do të hyjë së shpejti në tregun mediatik shqiptar me platformën e tij telvizive.
Bëhet fjalë për një ristrukturim të platformës ekzistuese e trashëguar nga Abcom e cila aktualisht transmeton përmes infrastukturës kabblore.
Shërbimi i ri i Vodafone Albania do të sjellë një përmirësim të teknologjisë së transmetimit dhe do të aksesohet nëpërmjet dekoderit të ri që do të hidhet në treg i cili do të ofroj më shumë interaktivitet dhe aplikacione shtesë.
Kështu përveçse do të jetë e mundur të shikohen në transmetimet e kanaleve standarte do të ofrohet akses edhe në disa aplikacione.
Cilësi HD & 4K
Përmbajtje kombëtare & ndërkombëtare me cilësi optimale
Modaliteti për fëmijë
Mbaj në kontroll çfarë shikojnë fëmijët bazuar në moshën e tyre
Apps të integruara
Akseso falas aplikacione shtesë si: Prime Video, Youtube, DaVinci Kids dhe France24 direkt nga menu kryesore e Vodafone GigaTV
Timeshift
Regjistro, bëj Pause dhe rinis programe live ose shiko programe deri në 7 ditë në të kaluarën në çdo kohë
Video on Demand
Katalog Video on Demand me filma, seriale, dokumentarë dhe përmbajtje për fëmijë falas
Shiko njëkohësisht
Shiko nga TV dhe celulari apo tableti në të njëjtën kohë (deri në 2 shikime të njëkohshme)
Abonentët e platformës do mund të zgjedhin midis disa kobinimeve që përfshijnë Tring ose Digitalb.
Gjithashtu GigaTv mund të ndiqet edhe përmes aplikacionit per Android apo iOS.