Një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare është padyshim Elhaida Dani, rikthimi në Tiranë i së cilës bëri shumë bujë.
Mesa duket një projekt i madh fshihej pas gjithë punës së artistes në vendin tonë.
Së fundmi ajo ka publikuar albumin e saj më të ri, të titulluar “Zanin”. Ai përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”, të cilat janë shoqëruar me videoklipe.
Ky projekt muzikor ka pasur mbështjen e madhe të publikut dhe po ashtu edhe të personazheve të njohur. Më e fundit, ka qenë Aurela Gaçe, e cila ka publikuar disa video në Instagram duke përgëzuar këngëtaren për punën.
“Një Elhaidë me zërin mrekulli e me një stil ndryshe nga herët e tjera. Ajo udhëton nëpër botë me projekte muzikore e merr duartrokitjen e publikut të gjerë botëror, por sigurisht e merr malli për vendin e saj, për duartrokitjen e dashurinë e atij publiku që e deshi që në notat e para, prandaj është për tu duartrokitur puna,mundi, vemendja e kushtuar për të sjellë 5 këngë të reja në albumin e saj “ZANIN”, ka shkruar Aurela krah postimit.
https://www.instagram.com/p/CUF0fsdqr9a
Në këtë postim, vëmendje të madhe mori pikërisht komenti i Elton Dedës, i cili dallonte nga të tjerët për vetë përmbajtjen e asaj që kishte shkruar duke kritikuar albumin e artistes.
“Po sikur njësoj këngët…Sigurisht është një perceptim i vogël nga ajo pak që dëgjova!”, ka shkruar ai.
Nuk ka vonuar shumë dhe Aurela Gaçe i ka dhënë një përgjigje kolegut të saj.
“E shoh, e perceptoj, e vlerësoj punën, dëshirën për të dhënë edhe duke qenë se lodhem shumë vetë për të bërë diçka e di mirë sakrificën edhe prandaj e duartrokas. Pastaj gjithsecili ka shijet dhe perceptimet e veta kur vjen puna në muzikë’, i është përgjigjur Aurela.