Vjollca Hoxha vazhdon spastrimet në Top Channel. Pas largimit të drejtorit të përgjithshëm Enkel Joti, pas largimit të nëndrejtorit të parë Skerdi Drenova një tjetër nëndrejtori që datonte nga epoka e dritan Hoxhës i ka ardhur fundi. Fjala është për autorin e programeve më të njohura të këtij TV, Adrian Proko. Ai ka marrë fundjavën që shkoi një email nga vetë numri një i këtij televizioni ku i komunikohet ndërprerja e kontratës së punës.
Me sa duket pas konfliktit të hapur me dy bashkëpronarët e tjerë Albert Sino dhe Aurel Hoxha, me të cilët konflikti për pronësinë e Top Channel do të zgjidhet në gjykatë, znj Hoxha po kujdeset të spastroi të gjithë “armiqtë” brenda radhëve. Ajo po lufton të jetë e rrethuar vetëm nga bashkëpunëtorë besnike duke ditur se në fund do të shkojë drejt një përplasjeje të madhe për pronësinë e televizionit që ka lënë trashigim i shoqi.
Kjo lëvizje e fundit konfirmon zërat se pushtet gjithnjë e më të madh në sferën artistike po merr i fejuari i vajzës së saj Lecdio Lico së bashku me Lori Hoxhën.
Një kronologji të plotë për atë që ka ndodhur në Top Channel vitin e fundit e gjeni në shkrimet e mëposhtme…
Marrë nga Lapsi