Tashmë është bërë normale dhe jo më tabu që një grua të jetë në krye të një biznesi ndryshe nga vite më parë kur ende femrat paragjykoheshin me idenë se një mashkull duhet të jetë në krye të drejtimit të kompanive të suksesshme.
Në një listë të portalit të famshëm të Revistës ekonomike Monitor, një prej grave më të njohura në vend, Vjollca Hoxha, renditet si një ndër gratë më të pasura në vend.
Ajo prej vitesh është presidente e Top Media Group, një prej grupeve më të fuqishme mediatike në Shqipëri por edhe në Ballkan duke përfshirë Top Channel, Top Albania Radio dhe Digitalb si edhe një kompani përpunimi kafeje. Ku DIGITALB ajo ka 41% të aksioneve, në Top Channel-100%, Top Albania-80%, dhe Valtelina-49%.
Të gjitha bizneset e grupit, në total, kishin të ardhura prej 7.9 miliardë lekësh në 2016-n dhe fitime prej 225 milionë lekësh, ndërsa përqindja e fitimeve, sipas peshës në kompanitë përkatëse, është rreth 132 milionë lekë më pak se 1 milion euro. Shumë e cila ndahet midis vajzave të familjes Hoxha me përqindje aksionesh në kompani./IMAlbania.com/