Zëvendës ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero pohoi për Ora News se nuk do të ketë një paketë të tretë financiare në ndihmë të ekonomisë.
Aktualisht qeveria shqiptare ka miratuar dy paketat e para si dhe dy garanci sovrane, të cilat sipas zv. ministres janë duke u shpërndarë pa probleme.
Gjatë intervistës, ajo shprehet se qeveria po përgatit një paketë tjetër që lidhet me masat e rimëkëmbjes ekonomike por nuk dha më shumë detaje se në çfarë konsiston ajo.
Vjero: Të dyja paketat mendoj se kanë ecur normalisht. Numri i bizneseve që kanë përfituar nga kjo paketë është rreth 35 mijë ndërsa numri i punonjësve të përfituar direkt nga ndihma financiare është rreth 65 mijë. Miratimi i paketës së dytë shtoi dhe numrin e tatimpaguesve apo të punësuarve të tyre përfitues, korrek korrektoi problematikat e paketës së parë. Shtoi numrin e përfituesve. 34 mijë biznese kanë përfituar këtë paketë të dytë financiare. Vlera e paguar është 4.3 miliardë lekë. Përveç dy paketave financiare dihet se janë dy garanci sovrane të miratuara. Në ndihmë të biznesit janë marrë dhe disa masa lehtësuese siç ishte mospagesa e tatimit mbi fitimin apo spostimi në kohë i pagesës së kësteve. Deri më tani këto janë paketat që po ndahen nga qeveria shqiptare. Nuk do të ketë një paketë të tretë ndihme financiare, por ajo që po përgatitet është një paketë që lidhet me masat e rimëkëmbjes ekonomike. Me kthimin drejt normalitetit.