Lajmi i shumëpritur për fansat e filmit legjendar “Djalli vesh Prada” është konfirmuar: vazhdimi i filmit do të fillojë xhirimet më 30 nëntor.
Në këtë sequel do të rikthehen aktorët e dashur Meryl Streep, Emily Blunt, Anne Hathaway dhe Stanley Tucci, ndërkohë që David Frankel do të jetë sërish regjisori dhe Aline Brosh McKenna do të shkruajë skenarin.
Ndryshe nga libri i dytë i Lauren Weisberger, filmi nuk do të ndjekë linjën e tij, por do të përqendrohet te fundi i karrierës së Miranda Priestly, e cila përballet me rënien e revistave tradicionale dhe konkuron me ish-asistenten e saj, Emily Charlton, që tashmë është një dirigente në një markë luksi.