Që prej largimit të tij nga “Portokallia” dhe Top Channel pas shumë vitesh punë, Altin Basha është përfolur për nisjen e një programi të ngjashëm në një tjetër televizion. Në fakt ai pranoi pak kohë më parë detyrën si drejtor i Teatrit Eksperimental, megjithatë në intervistat e tij përmendi se do të nisë edhe një tjetër projekt, pa dhënë shumë detaje.
Mesa duket koha për këtë projekt të ri të regjizorit ka ardhur më shpejt se sa pritej dhe ashtu siç është raportuar, transmetimi do të nisë në “ABC” dhe do të mbajë emrin “Kosherja”. Në faqen zyrtare të sapo hapur me këtë emër, është publikuar video-ja që e lajmëron nisjen e audicioneve për spektaklin më të ri të humorit, ku ftohen të gjithë skenaristët, aktorët dhe imituesit të bëhen pjesë.
View this post on Instagram
Ky do të jetë emisioni që Basha do të drejtojë, me të gjithë eksperiencën e tij nga “Portokallia” dhe jo vetëm, mund ta bëjë “Kosheren e Humorit” konkuruese me spektaklet e tjera të ngjashme, sigurisht duke dhuruar të qeshura dhe personazhe interesantë për publikun.
Gjithsesi, deri më tani nuk dihen më shumë detaje të tjera, në lidhje me periudhën kur mendohet se do të nisë apo me të veçantat dhe ndryshimet që do të ketë nga programet e tjera të formatit kabare në vend. Të dhëna këto që priten të mësohen ditët në vazhdim.