Këtë të shtunë, pas pothuajse dy vitesh, përfundon transmetimi i një prej serialeve më të ndjekur në Tv Klan, “Fate të Kryqëzuara”. Një prodhim nga “Endemol” bazuar në një best-seller! Seriali Nr. 1 në Turqi duke thyer çdo rekord audience dhe më i shituri jashtë vendit në vitet e fundit u ndoq tej mase edhe në Shqipëri përmes ekranit të Tv Klan.
Seriali “Fate të Kryqëzuara” shpjegoi dashurinë e madhe të Xhihanit dhe Gylserenit, të cilët në mënyrë të pandërgjegjshme kishin rritur fëmijët e njëri-tjetrit, dy aksidente në kohë të ndryshme që ndërlidhën jetën e 6 personave, duke u ndryshuar përgjithmonë jetën dhe ëndrrat. Këtë të shtunë shikuesit do të ndjekin episodin e 283-të dhe të fundit. Çfarë do të ndodhë në episodin e fundit? Pas trajtimit, më në fund Xhansu është shëruar plotësisht. Hazall bën gati valixhet për t’u arratisur. E shqetësuar kur mëson këtë të vëretë Dilara telefonon Xhihanin.
Përse Asuman vazhdon afrimitetin e saj me mikun e Damirit? Policia do të arrestojë Damirin. Për çfarë akuzohet ai? Asuman i rrëfen gjithçka Dilarës dhe Xhihanit. cili është fundi që i pret personazhet?
A do të mundet Hazall të kuptojë se kush është Damir në të vërtetë? Kanë kaluar tre muaj. Xhihan ka marrë një vendim pa kthim pas. Cili është fundi që i pret personazhet? Për të gjitha këto, të shtunën në orën 20:05 në ekranin e Tv Klan. /tvklan.al