Endemol Shine Turkey, kompania prodhuese e fenomenit “Fate të Kryqëzuara” ose ndryshe në titullin origjinal “Paramaparça”, ka njoftuar se episodi 96 i sezonit të katërt do të jetë i fundit për hit serialin turk.
Me një audicencë rekord, Endemol Shine e nisi prodhimin e serialit tre vite më parë, duke eksperimentuar si distributor për herë të parë me serialet. Projekti arriti të ishte mjaft i sukseshëm edhe në vende të tjera përfshirë këtu edhe Shqipërinë në Televizionin Klan. Fate të Kryqëzuara për vite rresht solli në ekran artistët më të njohur në Turqi Nurgül Yeşilçay, Erkan Petekkaya etj./www.imalbania.com/