Për herë të parë në Shqipëri do të vijë një produksion kinematografik në gjuhën filmike të teknikës më të fundit 360 VR.
Një prodhim Shqiptaro-Italian dhe teknikë filmimi tërësisht Italiane, filmi do të vijë nën prodhimin e EJF Production i cili do të paraqesë një histori magjepsëse.
Natën në një cirk zhvillohet një ngjarje sa sureale aq edhe reale mes dy punonjësve të gjymtuar të cirkut dhe një kali i cili vjen si dhuratë.
Filmi ende është në xhirim e sipër, dhe do të jetë premiera e parë në Shqipëri e cila do të jetë ndryshe nga ato që kemi parë zakonisht. Ajo nuk do të shfaqet në një kinema por në një ambient tjetër i cili do të jetë suprizë.
Skenari dhe Regjia e këtij prodhimi do të vijë nga Jonid Jorgji, i cili prej vitesh është pjesë e platformës Tring dhe televizionit kombëtar Vizion Plus. Në rolet kryesore do të jenë aktorët Arjeta Dhima dhe Alfred Zeneli.
Filmat 360 VR janë fjala e fundit e teknologjisë dhe për shkak të efekteve që i jep shikuesit është bërë shumë tëreheqëse dhe argëtuese. E parë me anë të syzeve VR, spektatori e zgjedh vetë planin që do të shohi, duke e vendosur atë virualisht në momentin e ngjarjes./IMA/