Cikloni i quajtur “Cassilda”, i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe reshje shiu, do të përfshijnë këto dy ditë veriun e detit Jon.
Moti i përkeqësuar në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë.
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se sot dhe nesër vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.
Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë ku lartësia e dallgës së detit do të arrijë në 5.5 metra.
Për të parandaluar çdo situatë të papritur, Drejtoria Detare ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion Italinë e Jugut dhe Greqi, të marrin të gjitha masat e për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit