Vettingu pritet të nxjerrë jasht sistemit të drejtësisë edhe gjyqtarët që janë denoncuar më herët, por që janë favorizuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe politika, duke vijuar kështu bëmat brenda sistemit.
Një gjë e tillë mbetet në kuadrin e pritshmërive të opinionit publik, të cilit i trumbetohet çdo ditë, “Drejtësia e re”. Laurent Fuçia është gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, i cili i është nënshtruar procesit të Vettingut me 16 qershor 2020.
Fuçia është bërë objekt i mediave në vitin 2016, pas një denoncimi publik të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri. Ky i fundit me anë të një letre i ishte drejtuar Presidentit Bujar Nishani dhe Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, ku ankohej për vendimin e datës 27 shkurt të gjyqtarit të Vlorës Laurent Fuçia, i cili kishte vendosur lirimin nga burgu të shtetasit V. P. edhe pse akuzohej për armë mbajtje pa leje. Ndërsa për dy persona të tjerë, mësohet se prokuroria nuk kishte kërkuar fare masë sigurie.
Sipas Tahirit, ky vendim jo korrekt, dyshohet se ishte dhënë në shpërdorim të detyrës duke favorizuar personat nën hetim. Pas letrës së Tahirit, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani urdhëroi verifikimin e veprimtarisë së gjyqtarit Laurent Fuçia.
Nuk dihet se çfarë ndodhi me verifikimin, por gjyqtari Fuçia, ka vijuar punën pa i hyrë gjemb në këmbë. Edhe tek pasuria që gjyqtari deklaron ka dyshime, mbi të cilat mund të hedhë dritë Vettingu.
Gjyqtari ka deklaruar në vitin 2014 se ka blerë një apartament 55 000 euro. Fillimisht ai deklaron se për të blerë këtë pasuria ka marrë 40 000 euro kredi dhe 15 000 janë dhënë nga babai i bashkëjetueses e cila dhe ajo është gjyqtare. Më vonë në vitin 2016, kredia është paguar nga babai i bashkëjetueses.
Bashkëjetuesja deklaron se ka marrë mijëra nga babai dhe në vitin 2018 ajo rezulton dhe me një llogari bankare në Amerikë.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Laurent Fuçia.
Viti 2010 (Deklarata fillestare)
Të ardhura nga shkolla e Magjistraturës, 42 500 lekë në muaj.
Kredi për blerje pajisje shtëpiake, me vlerë 300 000 lekë. Pa shlyer 264 500 lekë.
Viti 2010 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Tiranë, 130 000 lekë.
Kredi për blerje pajisje shtëpiake, me vlerë 300 000 lekë. Pa shlyer 218 500 lekë.
Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Vlorë, 85 000 lekë.
Kredi për blerje pajisje shtëpiake, me vlerë 300 000 lekë. Pa shlyer 805 000 lekë.
Overdraft 195 000 lekë.
Shpenzime për qiranë e banesës në Vlorë, 24 000 lekë. Detyrim 20 000 lekë.
Viti 2012 (është e pakuptueshme)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Vlorë, 85 000 lekë.
Kredi për blerje pajisje shtëpiake, me vlerë 300 000 lekë….
Overdraft 1000 000 lekë. Pa shlyer 90 000 lekë.
Kontratë për blerje automjeti me vlerë 150 euro.
Viti 2013
Të ardhura nga një universitet privat në Fier, 64 000 lekë.
Të ardhura nga një universitet privat në Berat, 48 000 lekë.
Kredi për blerje pajisje shtëpiake, me vlerë 300 000 lekë. Shlyer.
Overdraft 1000 000 lekë. Shlyer.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Vlorë, 67 000 lekë.
Të ardhura si ekspert në Shkollën e Magjistraturës, 21 600 lekë.
Overdraft 100 000 lekë.
Kontratë për qiranë e banesësm 90 000 lekë.
LEXO EDHE: Berisha tregon prapaskenat/ Pse Rama “hoqi dorë” nga Durrësi e u rikthye në Vlorë
Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Vlorë, 913 620 lekë.
Të ardhura të bashkëjetueses si gjyqtare në Tiranë, 992 286 lekë.
Blerë ap me sip 66.6 m2 dhe sip verandë, 34 56 m2, më vlerë 55 000 euro. Për të blerë këtë pasuria ka marrë 40 000 euro kredi dhe 15 000 janë dhënë nga babai i bashkëjetueses.
Llogari bankare e subjektit dekklarues, 28 631 11 lekë dhe 1 667 61 lekë.
Bashkëjetuesja ka tërhequr nga llogari bankare në emër te babait, 8 346 euro dhe 7 000 dollarë.
Llogari e pagës së bashkëjetueses, 54 320 lekë.
Bashkëjetuesja ka derdhur në llogarinë në emër të babait, 1 600 dollarë.
Revokim i kontratës së qirasë me vlerë 1 500 euro në muaj.
Viti 2015
Llogari bankare të subjektit deklarues, 2 677 61 lekë dhe 530 01 lekë.
Shitur automjeti 1 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Vlorë, 990 523 65 lekë.
Të ardhura të bashkëjetueses si gjyqtare në Fier, 979 108 lekë.
Të ardhura të bashkëjetueses, nga shkolla e Magjistraturës, 37 400 lekë.
Kredi për blerje ap, 5 640 000 lekë. Vijon.
Llogari bankare të bashkëjetueses, 54 320 00 lekë dhe 400 197 lekë.