Rikthehet me sezonin e ri në Vizion Plus një nga programet më të ndjekur të pasdites në ekranet shqiptare.
Vizioni i Pasdites ka filluar transmetimin këtë të hënë (8 Shtator 2014) nën drejtimin e Anila Çelës, e cila këtë sezon do të udheheqe e vetme programin. Emisioni do të ketë një kohezgjatje më të shkurtuar ne krahasim me më parë dhe transmetohet nga e hëna ne te premte, ora 17:00.
Një ndryshim që bije në sy sapo shohim siglen e programit eshte edhe logo dhe paraqitja grafike.
Edhe kete vit formati do te sjelle temat më të nxehta të aktualitetit do te jene cdo dite pjese e programit, sikunder nuk do te mungojne nga ana tjetër bisedat me personazhe të dashur të ekranit, stili i jetes të se cilëve merret si nje model qe duhet ndjekur nga shikuesit. Dhe jo vetëm kaq. Tematikat sociale, problemet me të cilat ndeshemi çdo ditë, sugjerimet për një jetë më të mirë, do t’i shtohen larmishmërisë së këtij programi që premton shumë.