Të themi të drejtën u bënë vite që formatet talent show i mungojnë ekranit shqiptar. E ndërsa presim ende të shohim një edicion të ri të X Factor apo The Voice, duket se pritja për njlë format të ngjashëm do të jetë më e shkurtër. Vizion Plus do të sjellë këtë sezon një format të ri me skenar nga Pandi Laço dhe regji të Bledar Laços nën drejtimin artistik të Adrian Hilës.
Një talent show, i një natyre krejt tjetër, mund te therrase nen dritat e prozhektoreve personazhet e panjohur por me shumë talent në këndim. Njerez te nje moshe te mesme, mbi 35 vjeç, qe mbajne ne vete talentin e te kenduarit, por qe jeta, jo fort bujare me ta, nuk ua ka dhene mundesine e te shprehurit te kesaj dhuntie, para nje publiku te gjere.
“Gjeniu i madh” eshte nje program qe mund te kategorizohet si “Talent show” sepse konkurentet e perzgjedhur do te jene personazhe me cilesi shume te mira vokale. Keta personazhe qe do te perzgjidhen jane nga fusha te ndryshme te jetes, por jo artiste profesioniste. Mund te kete nder ta, edhe personazhe qe ne nje moment te caktuar te jetes, kane patur nje eksperience te ngjashme artistike e muzikore, por qe te papriturat jetesore ua kane bere te pamundur kete rruge.
Duke filluar nga tetori e deri ne dhjetor parashikohet te realizohet nje format i cili do te sjelle ne kompeticion personazhe te tille nga fusha te ndryshme te jetes.
Keto Personazhe, te perzgjedhur e te pelqyer nga nje juri profesionistesh, jave pas jave do te garojne me njeri tjetrin duke patur nje formule te thjeshte eliminimi. Dy me te pavotuarit e nates, kalojne ne nje sfide, ku njeri fiton te drejten e vazhdimit te gares. Fillimisht zhvillohen audicione, e me pas selektohen rreth 18 konkurente. Nje panel jurie prej 4 anetaresh do te vleresoje konkurentet!
Audicionet do të zhvillohen ne datë 1 dhe 2 tetor ne studiot e Vizion Plus Rr. Don Bosco, Tirane. Prandaj nëse keni talent mos e humbisni këtë shans!