Vizion Plus tashmë dalëngadalë po nis emisionet e tij javore me fillimin e sezonit televiziv. Televizioni tashmë kombëtar, sonte ka zbuluar edhe një tjetër projekt të ri televiziv i cili do të vij së shpejti në ekran.
I titulluar “Cover”, me aq sa kuptohet nga teaser-i i shkurtër i programit, mendohet se do të jetë një format dedikuar modës dhe jo vetëm. Format ky i cili me shumë mundësi do të shfaqet të shtunave mbrëma duke konkuruar emisionin e Luana Vjollcës në Top Channel që mendohet të ketë të njejtën karakteristikë dhe Jo Vetëm Modë në Tv Klan.
Por çfarë do të jetë në të vertetë ky program dhe çfarë do të trajtojë ekzaktësisht? Na mbetet ta zbulojmë së shpejti vetëm në IMAlbania.com!