Nryshimet në teknologji kanë përfshirë kohët e fundit Media Vizion. Pas Tring, është rradha e Vizion Plus për të bërë një hapë përpara në lidhje me cilësinë e transmetimit.
Ndërkohë që dy televizionet e tjera kombëtare gjeneraliste kanë vite që trasmetojnë në formatin HD, Vizion Plus është i vetmi televizion kombëtar që ende vazhdon të transmetojë në analog dhe SD në platformën Tring.
Sipas burimeve të IMA, Vizion Plus do të bëj proçesin e kalimit të transmetimeve në formatin HD duke filluar nga muaji tetor. Duket se sezoni i ri do të jetë edhe më i bukur për teleshikuesit e kanalit të tretë më të rëndësishm shqiptar.