Një nga formatet më të dashur të ekranit shqiptar Apartamenti 2XL, që shoqëroi për 5 vite teleshikuesin e Vizion Plus nga ky sezon nuk do të jetë më në transmetim. Vizion Plus ka vendosur të mbyll përfundimisht formatin për të hapur dyert e “Grand Hotel 2XL“. Një spinoff që është konceptuar si një vendtakim i karaktereve, personazheve, historive dhe ngjarjeve. Në këtë hotel me një staf të “çmendur” do ndodh gjithçka falë situatave komike që vijnë natyrshem kur në hotel punojnë “profesionistë” si aktorët e mirënjohur të Vizion Plus.
Autori i programit Turjan Hyska na zbulon disa detaje më shumë rreth formatit:
“Eshtë formulë krejtesisht e re… Nuk ka më improvizim por ngjarje të cilat zhvillohen në nje Grand Hotel! Përveç skenës, e cila tashmë do jetë një holl gjigand hoteli do të kemi xhirime në të gjitha ambjentet e një hoteli, restorant, piano bar, dhoma, palestër, spa, pishinë, lavanderi, kopshtin, taxi, parking, security room etj. Stafi i Grand Hotel do jenë një numër i madh aktorësh të cilët do sjellin karaktere të reja”.
Tashme përgatitjet kanë filluar dhe Grand Hotel pret të hap dyert duke filluar nga muaji mars në Vizion Plus.