Duket se vemendja e publikut shqiptar mbremjen e djeshme ka qene maksimalisht e perqendruar ne ndeshjen per kualifikatoret e Champions League.
Fale transmetimit falas ne Vizion Plus, ndeshja Skenderbeu – Dinamo Zagreb e luajtur ne Elbasan Arena, qe perfundoi me rezultatin 1 – 2, ka drejtuar teleshikuesin drejt ketij ekrani duke e bere triumfues ne shikueshmeri ne prime time.
Sipas te dhenave te mundesuara nga kompania telemetrix, Vizion Plus ka arritur 45% share duke lene pas te gjitha programet e tjera te transmetuara ne orarin e ndeshjes.