VividTV Europe do të nis transmetimin këtë verë të një kanali të ri erotik nën brand-in e Vivid Touch. Gjithashtu, kompania ka lidhur një marrëveshje me Totalmedia Solutions për administrimin e shitjeve të të drejtave televizive në Europë dhe Afrikë.
VividTV, e cila ka një shtrirje 100% të distribucionit në Amerikën e Veriut në platformat kabllore dhe satelitore, transmeton në Europë kanalin 24/7 për të rritur VividTV Europe nga viti 2014. Kanali i ri do të fillojë transmetimin në 1 gusht, gjithashtu parashikohet lëshimi i një kanali të dytë gjatë vjeshtës.
Nëpërmjet kompanisë së distribucionit Totalmedia, të treja kanalet do të jenë të disponueshëm për audiencën europiane nga momenti që operatorët europian të shfaqin interesin për ti patur në ofertën e tyre televizive të platformave me pagesë. Nuk dihet nëse Digitalb apo Tring, si edhe platformat kabllore do të jenë të interesuara për blerjen e transmetimit të këtyre kanaleve duke qenë se ato kanë pjesë të tyre kanale tematik të vetë prodhuara. Edhe pse është shpejt të falsim për një vendim të tillë do të na duhet të presim muajt në vazhdim.