Gazetari “Striscia la Notizia” dhe kampioni i bike trial Vittorio Brumontti është përfshirë në një sherr me një familje shqiptare. Lajmi se ai ishte goditur pas një konflikti në një nga rrugët e Savonës bëri xhiron në mediat italiane. Më vonë u mësua se ai ishte përleshur me tre shqiptarë dhe se ishte po aq fajtor se ata për atë që ndodhi. Mësohet se Brumontti ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe se nga pas po e ndiqnin me një makinë babai dhe dy miq të tij. Shqiptarët, një burrë rreth të gjashtëdhjetave, djali dhe vajza e tij ishin në një makinë prapa tyre. Ata u kanë kërkuar që të shpejtojnë, pasi kishin bllokuar qarkullimin. Gazetari dhe miqtë e tij duket se u janë përgjigjur me nervozizëm, çka është bërë shak për përleshjen. Brumontti u godit në sy. Babai i tij u gjakos.
https://www.youtube.com/watch?v=89VAC5Do9U8
Por edhe shqiptarët pësuan dëme dhe u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore. Më herët ata shkuan në polici për të bërë denoncimin për gazetarin. Kështu veproi edhe gazetari. Policia tha se të gjithë janë fajtorë dhe ka nisur hetimet për të 7 personat e pershirë në këtë sherr.
Vetë Brumotti ka reaguar në profilin e tij në twitter me një status ku shkruan “Djema jam mire ! Pas pak do te kryej nje nderhyrje te vogel dhe do te jem me i forte se me pare! ju lutem mos i urreni te huajt !”, si per te pranuar që ishte edhe faji i tij në atë që kishte ndodhur.
IMA / Lapsi.al