Situatë tepër të vështirë duket se po kalon Shqipëria. Hapja e saj dhe neglizhenca e masave nga ana e qytetarëve ka çuar në rritje të rasteve të të prekur me COVID-19.
Sot ka rezultuar e prekur me COVID-19 një punonjëse e bashkisë Elbasan.
Deri tani kanë bërë tamponin të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të prekurën, për shkak të punës, ndërsa institucioni vijon të jetë i hapur.
Ndërkohë sot është shënuar një tjetër ditë negative për sa i përket përsonave të prekur me Covid-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, rezulton se gjatë 24 orëve të fundit kanë pasur 178 raste të reja me COVID-19 dhe 4 vdekje.
Ndërkohë sot janë kryer 947 testime. 81 janë personat e shëruar në 24 orët e fundit.