Vipnet i Kroacisë ka siguruar të drejtat për UEFA Champions League për tre sezone, duke filluar nga sezoni 2018/19.
Si rezultat, platforma digjitale do të transmetojë rreth 120 ndeshje “live” për çdo sezon në cilësinë HD në Vip dhe B.net TV. Vipnet do të ketë ekskluzivitetin të transmetojë ndeshjet e mbrëmjeve të së Martave dhe të Mërkurave, përveç disa ndeshjeve të cilat do të transmetohen në Televizionin Publik të Kroacisë. Kanalet e posaçme kushtuar evenimentit futbollisitk, do të nisin transmetimin më 1 Korrik të vitit të ardhshëm dhe transmetimet e ndeshjeve “live” në Gusht me raundin e fundit kualifikues.
Vipnet gjithashtu ka siguruar të drejtat për Ligën e Kampionëve, e cila përmban ndeshje që luhen që nga viti 2009. Përveç kësaj, kompania mban të drejtat për 3 pika kryesore dhe 33 episodet e revistës së Ligës së Kampionëve.
Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të jenë në dispozicion në të gjitha platformat Vipnet – Vip Sat TV, IPTV dhe kabllor – në mbi 450,000 familje në Kroaci. Gjithashtu do të përfshihet ehe në Vip Now, që aksesohet në telefonat mobil dhe tableta./IMA/