Ish-velina e ‘Fiks Fare’ dhe ish-moderatorja e emisionit sportiv ‘Fans Zone’, Viola Spiro është tashmë pjesë e kastit të përzgjedhur për spektaklin e kërcimit në Tv Klan ‘Dance With Me’. E pyetur nga gazeta Panorama, Spiro ka folur për përplasjet e saj me anëtarin e jurisë, Robert Aliaj, me të cilin javë pas jave në momentin e marrjes së pikëve të performancës, shkëmben batuta të hidhura. Aliaj jo vetëm që nuk e ka vlerësuar për performancat e saj në skenë por shpesh ka bërë edhe komente të cilat janë konsideruar fyese për Violën.
‘Për mua Robert Aliaj është njeri hipokrit. Të mundohet të hiqet sikur është ndryshe nga ne, nuk e bën ndryshe dhe avanguard, siç ai pretendon’, shprehet Spiro. Ajo vazhdon më tej kur thotë se sipas saj Aliaj është një kritik pa bazë, dhe filozofon pa e çuar mendimin deri në fund. ‘Është e disata javë që bazon performancën e tij në kurrizin tim dhe kërkon vëmendje me hir a pahir nga publiku’, tregon Viola.
Ajo ka shtuar se duke qenë se Aliaj i sjell energji negative ajo mundohet ta shmang në çdo ambient që e ndesh dhe tregon se gjatë show-t ai është i shtirur pasi ndryshe flet jashtë skene, e ndryshe nga paneli.
‘I dashur Robert, je bërë i parashikueshëm, ndaj mos nxirr inate personale në skenë sepse jam aq fisnike sa rë moss të të ofendoj live, siç bën ti’.
Lexo më tepër: “Robert Aliaj braktis Live spektaklin “Dance With Me” | VIDEO“
Robert Aliaj largohet nga Dance With Me? “Shfaqje skandaloze dhe banale!”
Ndërsa përsa i përket ‘largimit’ të Aliaj-t nga spektakli i fundit pas performcancës së aktorit Sejfulla Myftari me partneren , Viola e konsideron si një gabim të madh. ‘Atij t’i vijë turp, që një artist siç pretendon se është t’i drejtohet në atë mënyrë Cekes, një burri dhe artisti me 40 vjet karrierë dhe që ka rritur breza me humorin e tij. Duke kujtuar fjalët e tij ‘Më mirë qen se Ceke’, e them me bindje se i vetmi njëri banal dhe i shtirur aty është Robert Dragot Aliaj.
Marre nga Panorama