Ditë të vështira për bukuroshen e ekranit, Viola Spiro.
Abcnews.al mëson se ajo ka humbur të atin sëfundmi, i cili ka qenë duke u kuruar nga koronavirusi në Turqi.
Rodolf Spiro ndërroi jetë dy ditë më parë në Turqi në moshën 63 vjeçare, ndërsa varrimi bëhet sot në orën 15:00.
Ai jetonte mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ndërsa sëfundmi ishte transferuar në atdhe. 63-vjeçari kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.