Platforma e njohur për videot, Vimeo, ditën e sotme ka njoftuar blerjen e kompanisë “Livestream” duke sjellë së shpejti shërbimin Vimeo Live për herë të parë.
Pas përfundimit të blerjes, Livestream do të integrohet së bashku me Vimeo.
Të transmetuarit drejtëpërdrejt, është një nga kërkesat më të mëdha të këtij viti nga përdoruesit e platformës tonë. Ne do të sjellim një nivel të ri të cilësisë së transmetimit dhe mjaft lehtësi u shpreh Anjali Sud, CEO Vimeo.
Livestream ka selinë në Bruklin, me zyra në Ukrainë dhe Bangalore, Indi.
Kushtet e blerjes nuk u zbuluan, dhe shuma e saj nuk është bërë publike./IMA/