Vikena Kamenica ka vendosur të tërhiqet nga gara për konkurim në Festivalin e 57-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Lajmi është dhënë nga vetë stafi i Festivalit i cili përmes një deklarate është shprehur: “Kënga “Natën e mirë”, e këngëtares Vikena Kamenica nuk do të jetë pjesë e konkurrimit në Fesivalin e 57-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Artistja është tërhequr nga gara për shkak të disa impenjimeve të papritura profesionale, të cilat janë bërë pengesë për të repektuar vijueshmërinë dhe rregulloren e Festivalit.”– thuhet në deklaratë.
Fest 57 ka informuar gjithashtu edhe konkurentët e rradhës të cilët i shtohen listës së performuesëve për këtë edicion.
“Sipas rregullores së Festivalit bazuar në vlerësimet e Komisionit Përzgjedhës, kënga që do të vijojë garën është “Dua ta besoj”, kënduar nga Artemisa Mithi & Febi Shkurti.”– shprehet festivali në faqen zyrtare në internet./IMA/