Ndërkohë që Shqipëria dje votoi për të zgjedhur qeverinë e re, procesi i numërimit të votave vijon. Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 194,226 vota, e pasuar nga PD-AN me 152,411 vota. LSI deri më tani ka marrë 27,387 vota, kurse PSD 8,133.PS kryeson në 9 qarqe, madje ka arritur të jetë e para edhe në Dibër, qark me përfaqësues kryesisht demokratë.
Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera deri tani kryeson Partia Socialiste.
Rezultatet në secilin qark:
Shkodër
Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 11,554, PS ka 8,021, LSI ka 2,652 dhe PSD 4,000.
Lezhë
Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 7,031 Vota, PS 6,165 , LSI 1,247 dhe NTH 129 vota.
Kukës
Në qarkun e Kukësit PD ka 11,857 vota e ndjekur nga PS me 6,578 vota. LSI 21 ka vota dhe ADR 178 vota, LN 171 vota, PSD 76.
Dibër
Në qarkun e Dibrës PS ka përmbysur rezultatin me 10,436 vota, PD 9,757 vota, LSI 1,729 vota dhe PAV 221 vota.
Durrës
Në Durrës deri tani PS kryeson me 9,860 vota e ndjekur nga PD me 7,302 vota. LSI ka siguruar 1,205 vota dhe PLDSH 81 vota.
Tiranë
Në kryeqytet deri në këto momente është në avantazh PS me 40,223 vota. PD ka 30,357 vota, LSI 5,064 vota dhe PSD 2,513 vota.
Elbasan
Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 29,171 vota e ndjekur nga PD me 19,386 vota dhe LSI me 2,636 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 599 vota.
Fier
Numërimi në qarkun Fier PS 26,211 vota, PD 18,903 vota, LSI 3,187 dhe PLDSH 273 vota.
Berat
Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 8,981 vota e ndjekur nga PD me 4,977 vota dhe LSI me 2,097 vota. Ndërkohë PSD ka 81 vota.
Korçë
Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 16,444 vota e ndjekur nga PD me 13,989 vota dhe LSI me 2,611 vota. Ndërkohë PSD ka 368 vota.
Vlorë
Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 23,014 vota e ndjekur nga PD me 13,133 vota dhe LSI me 2,707 vota.
Gjirokastër
Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 11,411 vota, PD 5,970 vota, LSI 2,800 vota dhe PSD-ja 252 vota.