Orgesa Zaimi është rikthyer me një videoklip të ri i cili risjellë këngën hit, “Nostalgjia”.
Sot mbrëma në ora 19:00, këngëtarja Orgesa Zaimi publikoi videoklipin e ri për këngën e saj “Nostalgjia” në kanalin e saj zyrtar YouTube. Kjo këngë është një dedikim i ndjeshëm për Gejda Kuqin, një person i dashur që humbi jetën në moshën 17 vjeçare.
Videoklipi i këngës “Nostalgjia” është emocionues dhe i ndjeshëm dhe shfaq një histori të bukur për jetën dhe energjinë e Gejda Kuqit dhe dritën që ajo përcillte në jetën e njerzve të saj të dashur. Me premierën e sotme, fansat e Orgesa Zaimit kanë mundësinë të shohin një kujtim të veçantë për Gejda Kuqin dhe të jenë pjesë e një mesazhi shpirtëror për jetën. Video risjellë Gejdën në copza jete të ndërthurura në fotot që mbahen në duart e miqëve të saj.
Videoklipi është prodhuar me kujdes dhe me një përqendrim të veçantë në detajet e ngjarjes, me qëllim që të jepet një kuptim i plotë për këngën dhe mesazhin që ajo dëshiron të transmetojë.
Videoklipi i ri është prodhuar nga Max Production dhe ka Drejtor Imazhi Joni Pecin, i cili ka punuar me kujdes në detajet e këtij projekti që kërkoi shumë kohë dhe punë për të arritur nivelin e kërkuar nga të gjithë aktorët e përfshirë.