Kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Lalo u nda nga jeta të dielën, në moshën 68-vjeçare. Lajmi i rëndë, i bëri konfuz shqiptarët, pasi nga një anë thuhej se kishte vdekur, e nga ana tjetër po e ndiqnin në televizion.
Lalo ishte pjesë e jurisë në emisionin e ri të nisur në televizionin Klan, “C’est la vie”.
Ndërkohë që thuhej se emisioni nuk ishte live, moderatorja Marina Vjollca këmbëngulte që emisioni ishte live. “Duke dëgjuar komentet e njerëzve, shpesh herë disa medie kanë akuzuar me pa të drejtë, që “C’est la vie”, nuk është live. Por “C’est la vie”, është live, nga fillimi deri në fund”, ka thënë Marina.
Por, pasi doli lajmi në portale për vdekjen e kompozitorit Lalo, gazetari Reis Çiço, në një dalje televizive sqaroi se emisioni nuk ishte live.
Marrë nga dritare.net