Një futbollist mund të përballet me ndëshkim pasi shfaqi një pjesë të penisit të tij gjatë festimit pasi shënoi gol.
Raul Bobadilla, i cili luan për Club Guarani në Paraguai Primera División, shënoi gol ndaj skuadrës Libertad javën e kaluar – duke i dhënë ekipit të tij një fitore 3-2.
Pasi shënoi, 33-vjeçari hoqi këmshiën e tij për të manifestuar ku më pas vendosi të tërhiqte pantallonat e shkurtra.
Sipas raportimeve, gjyqtari nuk e vërejti incidentin, kështu futbollisti arriti t’i shpëtonte asaj gjatë ndeshjes.
Duke folur pas ndeshjes, Bobadilla iu referua festimit të tij, duke u thënë gazetarëve se shpresonte që gabimi i tij të mos ishte parë.
Dr. Raúl Prono, Tribunal Disciplinario de la APF: "Abrimos un sumario en contra de Raúl Bobadilla, ya notificamos al jugador" #PeligroDeGol por @ABCTVpy https://t.co/pCxXgvj2Xc
— Bruno Pont (@BrunoPont) December 29, 2020
Ai është raportuar të ketë thënë: “Më vjen keq. Shpresoj se gruaja ime nuk e pa këtë.
“Ajo duhet të mbetet e qetë. E gjitha është për të.”
Sidoqoftë, Asociacion Paraguaya de Futbol (Shoqata Paraguaiane e futbollit) tani ka hapur një hetim mbi festimin e Bobadilla pasi klipi filloi të bënte xhiron e mediave sociale, raporton The Sun.
IMAlbania.com