Pas zhurmës që historia e “Përputhen” mes Andit, Teas dhe Beartit, ka bërë ditët e fundit, më në fund ma ardhur reagimi i vetë protagonistes së trekëndëshit më të përfolur të momentit.
Në videon 10 minutëshe postuar në Youtube pas mesnate, Tea ka treguar të vërtetën e saj. Teksa i kërkon falje disa herë ndjekësve besnikë të saj dhe Andit, protagonistja e “Përputhen” rrëfen se romanca e saj me Beartin ka nisur që në takimin e parë që kanë pasur së bashku në emision. Pas largimit të Beartit nga formati, Tea tregon se ata kanë ruajtur kontaktet dhe kjo e fundit ka vizituar Kosovën për të qenë pranë tij.
Tea ngulmon se për këtë situatë kanë qenë në dijeni si Andi ashtu edhe një pjesë e produksionit të “Përputhen”. Në vazhdëne e të vërtetës së saj, Tea rrëfen se së bashku me Andin kanë dashur të largohen që në mesin e muajit dhjetor nga emisioni por “frika” nga kontrata dhe penalitetet e mundshme i kanë bërë ta vazhdojnë lojën. Në përfundim të videos, Tea shprehet se produksioni i ka sugjeruar që ajo dhe Andi ta vazhdojnë lojën e tyre edhe pas largimit nga “Përputhen” por siç shprehet Tea, ka qenë shumë e vështirë për ta mbajtur ndjenjën e “burgosjes” dhe fotot të cilat qarkulluan me Beartin në rrjet janë shpërndarë me aprovomin e tyre për të qenë më në fund të sinqertë me publikun
https://youtu.be/y6Dh_AwY8x8