Ditën e fundit të vitit, moderatorja e njohur Arbana Osmani e ka shpenzuar për të bërë dikë të lumtur.
Bëhet fjalë për Irlakli Profka, i cili ka humbur bashkëshorten kohë më parë. Emri i Irakliut gjendej në mesin e 5 mijë mesazheve të dërguar, por historia e zotërisë e ka prekur mjaftueshërm Arbanën sa për t’i vajtur në shtëpi në datën 31 dhjetor.
Sipas moderatores, Profka gjendej i vetëm në shtëpi, larg vajzave dhe në mungesë të bashkëshortes.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, kjo histori i ka emocionuar të dyja palët, edhe Arbanën, edhe Irakliun.
Fundja, fundviti për të tilla veprime është: për të bërë njerëz të lumtur!