Nisur nga tendenca e këngëtarëve shqiptarë e atyre kosovarë, për të trajtuar femrën si objekt seksi në klipet dhe tekstet e tyre muzikore ka bërë që një grup studentësh të degës sëë “Gazetarisë” në Prishtinë të nisin një fushatë sensibilizuese.
Kjo çështje është parë si shqetësim nga ky grup të rinjsh duke kritikuar dhe vetë artistët përkatës.
Fushata është quajtur “Nuk jam teksti jot” ku është publikuar nëpërmjet një video(të cilën mund ta shihni më poshtë)në të cilët përveç se këngëtarë meshkuj do të shihni edhe ato femra.
Sipas mediave kosovare, studentët kanë gjetur mbëshetje të madhe, por ende nuk ka një reagim nga artistët në fjalë.