Pasi nuk u gjet zgjidhje te sektori i Kujdesit ndaj Klientit pranë OSHEE Fier, për problemin e qytetarit Mikel Salillari, “Stop” iu drejtua zyrës së teknikës pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Fier, ku sërish nuk morëm përgjigje.
Shefi: Ne po merremi me një listë të ardhur nga drejtoria qendrore, për një kategori të caktuar abonentësh, të cilët, pasi u është ndërprerë energjia elektrike nga OSHEE, kanë kryer rilidhje të energjisë, pa miratimin e OSHEE.
Të shikojmë numrin e kontratës specifikisht. Këtu jemi një sektor zbatues në njësinë Fier, që pasi vjen lista për ekzekutim, nxjerrim grupet dhe ndërpresim energjinë elektrike te kontratat debitore. Na ka riardhur një listë tjetër nga drejtoria qendrore, ku tregon këto kontrata me status “disconect”, që do të thotë, kanë lidhur energjinë pa miratimin e OSHEE. Me një procedurë ndryshe, kemi ndërprerë energjinë elektrike matës, duke e vulosur me vulë provizore. Nuk është e mundur rilidhja e energjisë elektrike, nëse nuk dëmton vulën e sigurisë së matësit. Këtë punë bëjmë ne si sektor. Abonentin e kemi debitor dhe ne dipsonojmë këto dy procesverbale.
Gazetari: Çfarë duhet të bëjmë ne dhe zotëria, që atij t’i lidhen një orë e më parë dritat?
Shefi: Duhet të merrni një miratim nga FSHU mbi bazën e dokumenteve!
Gazetari: Ku duhet të drejtohemi ne tani?
Shefi: Te zyrat e kujdesit ndaj klientit!
Gazetari: Po është pak absurde, që ata na dërgojnë këtu dhe thonë, që ne kaq kemi.
Shefi: Unë nuk marr përsipër, se çfarë kanë vepruar ata. Me procedurat e mia, unë pretendoj, që jam i qartë për këto udhëzime, që kam.
Rikthehemi edhe një herë pranë zyrave të Kujdesit ndaj klientit, këtë herë për të zgjidhur hallin e qytetarit dhe për t’i bërë atij një kontratë të re.
Gazetari: Na dërguan sërish te sektori juaj dhe kërkojnë një urdhër nga juve, t’ia çoni atyre, në mënyrë, që t’i rilidhet energjia elektrike. Përderisa ekziston një problem dhe këtu jemi përpara një konsumatori të energjisë elektrike, dhe ai që nga 2013-ta është në rregull, ju duhet të bëni verifikimet e sakta, të rregullta dhe mbi bazën e këtyre dokumenteve dhe pretendimeve, ju t’i jepni të drejtë zotërisë dhe nuk e di pastaj, se nga kush do zgjidhet! Por, ai nuk ka arsye, që të qëndrojë pa drita kaq kohë. Unë dua urdhrin nga ana juaj, t’ia dërgoni sektorit përkatës, që atij zotërisë t’i lidhen dritat, sepse është me një nënë 75-vjeçare në shtëpi dhe është e padrejtë!
Punonjësja: Unë nuk marr gjëra përsipër.
Gazetari: Kërkoj me insistim…! Nuk kam, ku të shkoj. Tek Enti shkova, te ju trokita. Ky është një lloj ping-pongu. Unë dua zgjidhje! Nuk iki pa një zgjidhje! Ju mund të kontaktoni edhe një herë me drejtuesit tuaj dhe unë kërkoj urgjentisht zgjidhje për qytetarin!
Pas këmbënguljes sonë dhe shumë ecejakeve, qytetari tregon, se iu rikthye energjia elektrike. Tani ai do të shkojë tek OSHEE-ja Fier, të bëjë kontratën e re, pa qenë e nevojshme të paguajë borxhin e paraardhësit të shtëpisë.
Qytetari: Pas interesimit të emisionit “Stop”, mua mu rikthye energjia elektrike dhe i falënderoj shumë gazetarët, që u interesuan për këtë punë, edhe zyrat e OSHEE-së qendër Tiranë. Konkretisht, më kanë thënë, që do zbatohen procedurat, duhet të shkoj tek OSHEE-ja Fier, të bëj kontratën e re! Kërkojnë të gjitha të dhënat e shtëpisë, që të rilidhet një kontratë e re. Normalisht, pa borxhin!