Avokati Tomë Gashi dhe gazetari Milaim Zeka në Kosovë janë përplasur me një fjalor banal mbrëmjen e së martës në një emision televiziv në Kanalin 10.
Fjalën e ka marrë fillimisht Milaim Zeka i cili e quan Tomë Gashin gjykatës të Millosheviçit.
“Unë nuk do të hyjë në fyerje banale me njeriun e kategorisë së Tomë Gashit, i cili deri në vitin 1993 ka qenë gjykatës i Millosheviqit. Ky ka qenë gjithë jetën e vet argat i Serbisë”, është shprehur Zeka.
Ai vazhdon duke e përmendur një dokument që Gashi i ka publikuar.
“Sa i përket dokumentit që ky e ka publiku, qëllimisht e ka dezinformu opinionin”, thotë Zeka.
Ndërkohë Gashi i thotë se nuk ka pasë opinion për këtë çështje dhe Zeka fillon me sharje.
“Kur të foli unë Tomë mos ha m** me folë”, thotë Zeka .
E menjëherë pas kësaj shpërthen Gashi me sharje e ofendime dhe e lëshon studion.
“O ma hongsh ti mu… shko në tre p**** të nanës, edhe ju me Milaim Znaqkën s’keni mundësi me më thirrë”, ka thënë Gashi.
“Me kondoma mos më thirrni me folë”, shtoi Gashi.