Djali i aktorit të njohur të humorit, Koço Devole ka zbuluar si është gjendja e tij shëndetësore pasi përfundoi në Spitalin Infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rëndohet gjendja e Koço Devoles, futet në intubim. Prej 10 ditësh i infektuar me Covid
Aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe trupi i tij po reagon mirë ndaj ilaçeve.
Sipas djalit, Devole është konfirmuar negativ ditën e djeshme por gjendja shëndetësore është rënduar si pasojë e sëmundjes së leucemisë që aktori vuante më herët.
“Për aq sa më kanë informuar, gjendja është stabël. Mjekët më thanë që në këto momente trupi po reagon mirë në këto momente. Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të leucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital. Mjekët mendojnë se është shkak kjo sëmundje që ai u rëndua. Babai vendosi vetë të trajtohet tek Infektivi, se kishte shumë besim te mjekët shqiptarë. Komunikimet me mjekët janë të vazhdueshme të cilët kanë qenë shumë disponibël. Momentalisht është edhe motra në Tiranë, ndërkohë që mamaja është në SHBA. Nuk e dimë ende se sa kohë duhet që babai të përmirësohet”, tha i biri i Devoles për ‘Abc News’.
Bëhet me dije se Koço Devole, 77 vjeç vuan edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, mes tyre edhe leucemia, të cilat e bëjnë edhe më shqetësuese situatën.
Ndërkohë ABC ka siguruar edhe një foto të aktorit brenda spitalit Infektiv në krah të mjekut infeksionist Pëllumb Pipero.
Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekrane janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.
Devole ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite: Çanta e zeze 1986, Të gjallë apo të vdekur 1996, Çanta me nje milion 1993, Nje dite i cmendur 1995, Pushime në Romë 1996, Tre shoke pa sherbyesen 2001, Karafili dhe Kleopatra 2001, Milioneri 2005, Na ishte njehere Shqipëria 2009.
Vitet e fundit Koço Devole ka punuar si skenarist në emisionin “Fiks Fare”. Gjithashtu, Koço Devole eshte autor dhe regjisor i shume spektakleve skenike.