Edicioni i dytë i “Love Story” erdhi me ndryshime ne format e mjaft surpriza të këndshme për publikun. Një prej tyre ishte prania e Kristit, djalit të Robert Aliajt, e kjo tregon se situata aty në sallë për opinionistin nuk do të jetë e lehtë. Roberti e kishte një mesazh për këtë rast, teksa thotë se nuk do ta lejojë të birin të bëjë gabime.
“Shpresoj mos të ketë vend për thashetheme, sepse kjo po ndodh rëndom dhe nuk është mirë për një shoë ku flasim për argumentin e dashurisë. Unë kërkoj që të gjithë së bashku të angazhohemi, të krijojmë një model të një djali ose të një vajze moderne, e formuar dhe e edukuar. Pastaj, se çfarë do ndodhë më pas varet nga secili nga ne.
Unë dua t’ju them vetëm diçka shkurt: çelësi i suksesit do të jenë vetë njerëzit, do të jeni ju vetë. Ne jemi thellësisht kafshë sociale dhe mënyra se si ndërveprojmë me njëri-tjetrin do të përcaktojë sa larg mund të arrijmë në shoë, po sa larg mund të arrijmë edhe në jetë.
Zakonisht, ne kemi defekte dhe jemi shumë mospërfillës në marrëdhëniet me njerëzit, gjë që vërehet në të gjithë talk shoë-t dhe në dating shoë-t, është evidente, sepse ne nuk shohim kush janë ata në të vërtetë, ne shohim vetëm reflektimet tona ose fantazitë tona tek ata, gjë që është është një këshillë që unë e theksoj disa herë, që ju të jeni shumë të kujdesshëm dhe të niseni nga karakteri i secilit dhe jo nga paraqitja dhe as nga paragjykimi. Suksese!”, thote ai.
https://www.instagram.com/p/CWTfkZSjaBZ/