Ditën e hënë në “Për’puthen” pati një përplasje të ashpër mes Mikelës dhe Jurgenit. Kjo pasi ky i fundit i tha se “Shkon për 5 mijë lekë”, gjë që nxiti debate të ashpëra në studio. Mikela nisi t’i bërtiste e madje tentoi ta godiste por u ndalua nga konkurrentët e tjerë.
Mirëpo, pas përfundimit të transmetimit, debati mes tyre ka vijuar edhe në prapaskenë. Sonte gjatë “Për’puthen Prime” janë bërë publike pamjet kur situata agravoi dhe Mikela goditi me shuplakë Jurgenin ndërsa foli me tone të ashpra duke i thënë “Mos mu afro se të vras”. E gjithë situata ka ndodhur në prapaskenë.
Mikela: Do të kaloj në ofendime që s’duhet. Kush je ti të më thuash sa shitem unë? Ku ke ti fytyrë të flasësh për mua? E sheh çfarë je? Si vdekësirë je i tëri.
Jurgeni: Je shumë e mirë.
Mikela: Jam unë shumë e mirë?
Pas kësaj e godet me shuplakë dhe largohet.
Mikela: Mos mu afro se të vras.
Jurgeni: Jam shumë i qetë. Vetëm shihë këtu. Femrat duhet t’i vlerësojmë dhe të na shtypin.
Sakaq, dyshja është përballur mbrëmjen e sotme. Ata i kërkuan të dy falje njëri-tjetrit për situatat e pakëndshme.