“Emisioni Opinion mbush sot 24 vjet që prej 31 Gushtit të vitit 1997, kur nisi kështu në Televizionin Publik Shqiptar të asaj kohe. Ne nisim sezonin e 25-të në Televizionin Klan, nga 2 Shtatori, me një studio të rinovuar dhe padyshim me format të përmirësuar. Do rishihemi më 2 Shtator për sezonin e ri. Sezonin e 25 të emisionit Opinion. Mirupafshim”.
Me anë të një videoje në rrjetet sociale, gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu ka zgjedhur këtë mënyrë për të njoftuar publikun për nisjen e sezonit të ri të emisionit më të ndjekur politik në Shqipëri, “Opinion”, që këtë të martë feston 24 vjetorin.
“Sot mbushen 24 vjet të emisionit Opinion. Në 2 Shtator 21:00, nisim sezonin e 25-të. Çerek shekulli në transmetim“, shkruajti Blendi Fevziu në postimin e tij.