Reperi MO3 është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë mbrëmjne e djeshme, në një autostradë të Dallas-it. 28-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Melvin Noble, u vra pas një sulmi të befasishëm rreth orës 12 sipas raportit të Policisë së Dallas.
Burime nga policia thanë së i dyshuari për vrasjen doli nga një makinë që kishte ndaluar pranë automjetit të reperit, duke mbatur në dorë një armë zharri dhe ju afrua Mo3, i cili nisi të vrapojë sapo e pa. I dyshuari e ndoqi nga pas, duke e qëlluar disa herë derisa e shënjestroi, e goditi dhe u largua nga vendngjarja. Reperi u transportua në një spital të zonës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. Vrasësi i dyshuar po ashtu goditi edhe një tjetër person që po qëndronte në makinën e tij, pranë vendit të ngjarjes, i cili ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën në spital.
Mo3, babai i 3 fëmijëve, gjithmonë e ka përshrkuar veten si “pjesëtari bandës” që u shëndrrua në reper, ndërkohë që ka thënë në të kaluarën se muzika ka qenë e vetmja që ka mundur ta shpëtojë nga varfëria dhe problemet e tjera. Projekti i tij më i famshëm është ai i vitit 2019, ”Errybody (Remix)”, këngë që ka më shumë se 50 milionë klikime në Youtube.
Albumi i tij i fundit “BadAzz Mo3” u publikua në muajin shkurt, ndërkohë që postimi i fundit në rrjetet sociale ishte nga një koncert në Indianapolis.
Motivi për vrasjen e tij ende nuk duhet.