Dalip Kullafi ka treguar këtë të martë historinë e tij në emisionin “Historia ime” në Tv Klan. Kullafi shprehet se ka vuajtur dyerve të spitalit, për shkak se mjekët nuk e kanë trajtuar siç duhet.
“Kam bërë një grafi në Rrogozhinë, kam ikur natën se në spitalin e Lushnes nuk më bënin asgjë. Ai doktori në grafi nuk e kuptoi që unë e kisha këputur, por më tha se që kisha çarje legeni dhe më dha disa ilaçe. Por të paktën kishte bërë grafi të pastër dhe atë grafi e çova në spital tjetër”, thotë ai.