Edhe ky nëntor kullat e sakrificës së familjes Jashari i gjen të pa mbrojtura nga dora e shtetit .
Shtëpitë të cilat mezi qëndrojnë në këmbe, tregojnë për gjendjen në të cilën ndodhet Kompleksi i familjes Jashari në Prekaz.
Qeveria e Kosovës ndonëse e kishte në plan restaurimi e tyre, nuk e realizoi.
Sefer Jashari banori i Prekazit, shtëpinë e të cilit e ndan vetëm rruga më kullën e Jasharajve, thotë se është turp për qeverinë e Kosovës që i kanë lënë në këtë gjendje këtë vend.
“Me i lënë që këtë vende kështu është tmerr për qeverinë. Nëse e dinë çka është marrja ata kanë bërë këtë marre qysh e kanë lanë këtë vende. Me miliona njerëz vinë këtu dhe kur e shkojnë të kompleksi duhet të ruhen se mos pi bie diçka në kokë”.
E ata që kanë marr rrugën nga Maqedonia Veriore vetëm që të vizitojnë këtë tempull të rezistencës, shprehen të habitur se si është lenë në harrese një monument i tillë.