Mbrëmjen e sotme primati i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastasi është rikthyer në Shqipëri.
Prej disa javësh, Kryepeshkopi i Shqipërisë gjendej në Greqi për shkak të infektimit nga COVID-19.
Ai u shtrua në spitalin “Evangjelizmos” në Athinë ku mori mjekim të specializuar për shkak dhe të moshës së tij të thyer por dhe problemeve shëndetësore bashkëshoqëruese.
Pas daljes nga spitali ai qëndroi për disa javë në banesën e tij në Greqi, derisa u rikuperua plotësisht nga COVID-19.
Pasditen e sotme ai ka mbërritur në banesën e tij në Tiranë, Kryepiskopatën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri e me shumë gjasa do të drejtojë Meshën e Krishtlindjes në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”./InfoMedia Albania/
https://www.youtube.com/watch?v=xCnMPHPpfKY&ab_channel=GDMediaNetwork