Këtë të shtunë në Soirée këngëtarë të njohur janë vendosur përballë sfidave, në të cilat duhet të dilnin nga zhanri i tyre i muzikës dhe të këndonin këngët që nuk mendonin se mund t’i këndonin ndonjëherë. Ndërkaq ata duhet të këndonin edhe këngët e njëri-tjetrit. Madje edhe vetë moderatorja e emisionit Soiree e kaloi sfidën me sukses.
Ndonëse të gjithë ne mund të mendonim se kemi parë gjithçka nga Jonida Shehu, ajo i ka surprizur të gjithë mbrëmjen e kësaj të shtune duke kënduar për herë të parë. Bashkë me këngëtaren e Soiree Rea Nuhu, kënduan këngën e motrave Irma dhe Eranda Libohova “Nuk e harroj”. Për më tepër ndiqni videon më poshtë: