Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë me publikimin e një video 3D, ku paraqitet plani i ndërtimit të linjës së re hekurudhore, Tiranë-Rinas-Durrës.
Krah videos Rama shkruan se pas një puna disa vjeçare me me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, do të nis ndërtimi i kësaj linje ku ndryshe nga më parë tashmë do të ketë edhe një ndalesë në Rinas. Parashikohet që nga Tirana e deri Rinas udhëtimi të zgjasë vetëm 10 minuta, e më pas ndalesa e fundit në Durrës për një kohëzgjatje totale prej 22 minutash duke u nisur nga Tirana.
Sipas të dhënave që paraqiten në video, treni do të jetë i shpejtësisë së lartë, ku parashikohet të ecë deri në 160km/h.
Ky projekt do kushtojë 90.45 milionë euro.
Postimi i plotë:
https://youtu.be/ha3JQ9z2lps
MIRËMËNGJES
dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë.