Premiera e filmit “I love Tropoja” është përballur me disa incidente mbrëmjen e sotme. Që në nisje të premierës disa të rinj kanë hedhur fletushka kundër kryeministrit, Edi Rama.
Në fletushka shkruhet: “Shqipëria digjet, Rama krihet”.
Një tjetër incident ka ndodhur gjatë kohës që po jepej filmi.
Siç duket si pasojë e motit të keq, janë fikur dritat te Pallati i Kongreseve, dhe filmi është ndërprerë./dritare.net